Një ndër pijet më të konsumuara në gjithë botën është kafeja, e cila shpesh herë tregon efektet pozitive në organizmin e njeriut.
Sipas një studimi të fundit, është zbuluar se konsumimi i saj zvogëlon me 70% rrezikun për kancerin e mëlcisë.
Në një konferencë të mbajtur nga studiues dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme u diskutuar rreth sfidave të sëmundjes së mëlcisë, ku në ShBA është një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve më të shumta.
Kjo lloj sëmundje po përhapet edhe në Evropën Perëndimore prandaj sugjerohet konsumimi i kafesë, ku 3 në ditë mund të mrbojnë mëlcinë nga kanceri duke parandaluar një sëmundje fatale për jetën.