Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara sot në RTSH për nder të kompozitorit të shquar Aleksandër Lalo, i cili ndërroi jetë dje. Pas homazheve, Basha u shpreh në rrjetet sociale:
Një lamtumirë e parakohshme për Mjeshtrin e tingujve Aleksander Lalo.
Arti humbi kompozitorin që krijoi çdo tingull me dëshirë dhe pasion.
Artistët humbën avokatin kurajoz të të drejtave të tyre.
Ne humbëm mjeshtrin virtuoz me muzikën e të cilit u rritën dhe u dashuruan brezat për disa dekada.
Lamtumirë Maestro! “Tingujt e harresës” nuk do të luhen kurrë për ty!