Katër komandot e Forcave të Armatosura, Ylber Tokrri, Aleksandër Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi do t’i nënshtrohen një gjyqi ushtarak në rast se arrestohen në Britani, vend ku qëndruan pas mbarimit të një trajnimi.
Ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë nga ata të katërt, vjen edhe një reagim i ambasadës Britanike në vendin tonë.
Ambasada Britanike i cilëson krejtësisht individuale veprimet e komandove dhe sqaron se një gjë e tillë nuk do ndikojë marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me FA.
“Këto janë veprime individësh dhe që sado zhgënjyese, nuk ndikojnë marrëdhënien e fortë e të vazhdueshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike për BW.