Pëtmes një statusi në profilin e saj në Facebook, ish-zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj u ka bërë apel të gjithë prindërve të bëhen bashkë për të mbrojtur kauzat e fëmijëve. Ajo thotë se do të luftojë përherë që të drejtat e tyre të respektohen.
Statusi i plotë :
Mirmëngjesi miqtë e mi!
Dita e hënë korrespondon me një ditë të veçantë, Ditën Ndëkombëtare të Femijeve. S’do te rresht kurrë së punuari për të mos pasur më fëmijë që brakatisin shkollën, fëmijë që shfrytëzohen në minierë dhe fëmijë që ëndërrojnë që t’i hipin një kamioni për të ndëtuar të ardhmen jashtë Shqipërisë.
S’do te rresht kurrë së punuari për të ndërtuar një fëmijëri me ëndrra dhe lodra për fëmijët tanë, që ne politikanët po ia vrasim çdo ditë.
S’do te rresht së punuari për të bërë oponencën me qeverinë atëherë kur ajo nuk mban premtimet e dhëna.
S’do te rresht së punuari dhe luftuari per t’u bërë një zë i fortë për arsimimin e fëmijëve, shëndetin e tyre për një jetë të lumtur pasi ata, jo vetëm e meritojnë, por edhe gëzojnë.
Ndaj iu ftoj edhe ju miq të bëhemi të gjithë bashkë, nëna, baballarë, gjyshër, gjyshe, motra e vëllezër, mbështetës të kauzës për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Loti i një fëmije është arma më e fortë për të ndryshuar botën!!
Kjo është një kauzë për Solein dhe të gjithe fëmijët në mbarë botën!!