Problemi I kërkimit të rryshfetit nga forcat e policisë në rrugë, kundrejt dejtuesve të automjeteve, nuk është vetëm një problem shqiptar. Një rast flagrant ka ndodhur në Itali dhe që denoncohet në emisionin “Boom” nga një qytetar shqiptar, I cili kishte shkuar në vendin fqinj për problemet e tij.
I ndaluar nga policia lokale për shkaqe krejt banale, si gjerësi gome, apo marmite sportive, atij i janë kërkuar 400 euro në dorë që të mos I vendosej gjoba prej 800 eurosh. I gjendur në situatë të vështirë, pasi në makinë kishte edhe bashkëshorten shtatzënë, e cila filloi të kishte probleme, djaloshi shqiptar ka nxjerrë çfarë kishte në xhep dhe ia ka dorëzuar policit Italian.
Megjithatë ai është detyruar të shkojë të kërkojë para të tjera edhe nga bashkëshortja, duke I I dorëzuar edhe ato, në total 90 euro rryshfet për të marrë mbrapsht dokumentat. Duke folur në kamerën e “Boom” djaloshi shqiptar ka treguar gjithë ngjarjen, e cila duket sikur ka dalë nga vitet e para të tranzicionit shqiptar. Një polic I një vendi të Bashkimit Europian, I cili pa asnjë skrupull kërkon hapur fare pagesë nën dorë, madje edhe pa I gjetur asnjë shkelje, por vetëm justifikime. Gjithashtu jo më pak e rëndëisishme është edhe dëshmia e bashkëshortes së shqiptarit, e cila tregon situatën në të cilën u gjendën, pasi ajo ishte edhe shtatzanë. Për më tepër, pamjet e transmetuar në “Boom” flasin qartë.