Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të lejë në burg biznesmenin e ri, Orest Sota i cili është arrestuar me 863 mijë euro në makinën e tij, si dhe dy patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Mbi Sotën rëndojnë akuzat, “Drejtim automjeti pa patentë”, “Mosbindje e urdhërit të policisë”, si dhe “Pastrim parash”.
Prokurori ka kërkuar transferimin e çështjes nga Gjykata e Elbasanit tek krimet e Rënda, kërkesë të cilën nuk e ka pranuar trupi gjykues.