I vihet zjarri makinës së oficerit të Policisë Vlorë në mes të natës

0
151

Makinës së një oficeri policie në Vlorë i është vënë zjarri në mes të natës. bëhet fjalë për një Benz në pronësi të Zihni Zenelaj. Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të natës. Policia tha se mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme, aty ku duket se i është derdhur lëndë djegëse.

Informacion paraprak

Më datë 21.11.2017, rreth orës 03:10, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej një telefonate se në lagjen “Pavarësia”, pranë palestrës se Mundjes, një mjet ka marrë flakë.

Shërbimet policore dhe ai zjarrëfikës kanë shkuar menjëherë pran vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, prej nga të cilat mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.

Nga verifikimi dhe hetimi ka rezultuar se mjeti tip ”Benz”, është në pronësi të shtetasit Z.Z. (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorës).

Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qënë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motorri është konstatuar lëndë djegëse.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here