Që në orët e para të mëngjesit, kryeministri Edi Rama ka nisur një takim me deputetët e PS, që janë pjesë e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
Mendohet se në fokus të këtij takimi ishte diskutimi për shkarkimin e kreut të KQZ dhe zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.
Ndërkohë, sipas report tv gjatë mbledhjes Bashkim Fino, ka ngritur shqetësimin për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, lidhur me dy patentat e lundrimit që u gjetën në makinën e biznesmenit Orest Sota, bashkë me 863 mijë euro. Fino është shprehur se është takuar me Tahirin dy ditë më parë dhe se ky i fundit ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit të çështjes së Orest Sotës
Ndërkohë, kryeministri Rama i është përgjigjur Finos se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka pse shqetësohet, sa i përket çështjes se patentave pasi sipas tij çdo kush mund t’i harrojë patentat në makinën e një tjetër personi.