Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Maqedoni për një vizitë disa ditore.
Pas takimeve që ka zhvilluar në Shkup me politikanët e vendit, Meta është nisur sot për në qytetin e Manastirit, ku banojnë edhe mijëra shqiptarë.
Pritja për Metën ka qenë e denjë për një President të Shqipërisë. Ai ka dalë në këmbë në rrugët e qytetit ku është pritur nga mijëra shqiptarë.
Takimet janë bërë tek Shtëpia e Alfabetit në Manastir. Presidenti i Shqipërisë ka dalë në këmbë dhe ka zhvilluar takimet me qytetarët.