Sot është mamaja e Ergi Dinit, Mimoza e cila me anë të një mesazhi ka falënderuar të gjithë miqtë për lehtësimin e dhimbjes.
Ja çfarë shkruan ajo në Facebook:
Miq e dashamires!
U be një vit qe Ylli im, Ergi, ju bashkua yjeve te tjerë, ne qiell!
U be një vit, qe zemra ime rreh edhe për Te.
U be një vit qe stuhitë e dhembjes se shpirtit, me rrezojnë. Por ne çdo çast te vështire, kam ndjere një dore qe shtrihej, për te me ngritur.
Ajo dore, jeni ju, miq dhe dashamires.
Mirësinë tuaj e kam ndjere ne çdo çast.
Jam lutur dhe vazhdoj te lutem edhe për ju. Lumturia qofte përherë ne vatrat tuaja! Jeni te çmuar per mua!
PER TIM BIR.
Mendja m’u thinj nga nata
Shpirti m’u keput, ra nga vjeshta,
Krahet m’i shqeu shterngata
dhe zerin ma mbyti heshtja.
Trupi m’u ça nga dhembja
dhe dhembja uluriti prej mallit,
Zemra fluturoi nga brenda
dhe mori fytyren e DJALIT.