“Check up”-i, deputeti i PD-së: Po varfëron sistemin shëndetësor, fondet merren nga “skifterët”

0
163

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka reaguar lidhur me qëndrimin e maxhorancës për check up-in në shëndetësi. Sipas demokratit, check up-i po varfëron më shumë sistemin shëndetësor.

 

 

Ai shtoi se; “Le te me tregoje dikush një model të tille nga vendet e zhvilluara-ndoshta ekziston diçka në Afrikën Qendrore të varfër, ku çdo fond vetëm “rrëmbehet” nga “skifterët””.

MESAZHI I TRITAN SHEHUT
Lexova nje deklarim-pamflet te te majteve per Check up-in e “shendetin e demtuar”!!
Guxim te “mbrojne” spekullimin check up, qe realisht vetem po varferon me tej sistemin tone shendetesor ne mizerje.
Sajese “sui generis” kjo, vetem per te maskuar tjetersimin e fondeve te shendetesise.
Le te me tregoje dikush nje model te tille nga vendet e zhvilluara-ndoshta ekziston dicka ne Afriken Qendrore te varfer, ku cdo fond vetem “rrembehet” nga “skifteret”.
A munden keta”avokate” te ketij mega investimi spekullativ me fondet publike e pa rentabilitet klinik, te me tregojne nje material shkencor te publikuar ku te dalin ne pah kush kane qene perfitimet shendetesore te popullesise, sa eshte ulur morbiziteti, vdekshmeria, kostoja spitalore etj etj nga ky i ashtuquajturi check-up.
Nuk ka asgje te tille!.
HAROVA, KA NJE PERFITUESHMERI KY PROJEKT, ATE TE PERFITIMIT MATERIAL NGA IDEATORET!
Ndersa shendeti i qytetareve vecse demtohet me tej si pasoje e varferimit te metesjshem e te skajshem te sistemit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here