Nezar Seiti i njohur si financieri i grupit “Habilaj” ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
Ndaj Seitit rëndojnë dy masa sigurie “arrest me burg”, një për qëllim ekstradimi, dhe një për hetimin e përbashkët të Seitit me Saimir Tahirin dhe Habilajt.
Apeli i Krimeve te Rënda ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Seitit.
Ndërkohë pritet që pas pak të shprehet Apeli i Krimeve të Rënda.