“Alarmon”,Manjani: Kaos spektakolar në drejtësi, loja me peshq e me sorra mbaroi!

0
220

Nga Ylli Manjani

Një boshllëk ligjor që nuk mund të plotësohet me shkelje të Kushtetutës.
——————

Një vit e gjysëm pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, shteti

(sistemi i drejtësisë) është në kolaps! Gjykatat e Larta janë jashtë funksionit, gjykatat e zakonshme krejt jashtë kontrollit, prokuroria e decentralizuar tashmë të kujton sitemin e hozrashotit Rus; Inspektimi nuk ekiston fare; numri i cështjeve të pa gjykuara është i madh dhe vetëm rritet.

Njerëzit nuk dinë ku të përplasin kokën!

Askush nuk e di nga ta kapë! Kushtetuta, vecanërisht nenet tranzitore të saj, hynë e dolën nga fuqia pa u zbatuar thuajse fare. Ligjet e vjetra dhe ato të rejat janë pjesërisht në fuqi dhe përplasen me njëra tjetrën. Kaos spektakolar! Përgjegjësi nuk mban askush. Reformë e shkuar reformës!

Për pak ditë, nëse mandati i Prokurorit të Përgjithshëm nuk mbaron parakohe, edhe Prokuroria mbetet pa drejtim. Ky është një prej boshllëqeve më të dukshme që prodhon reforma e miratuar në letër, por e pazbatuar. Mos krijimi ende i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) bllokon të gjithë skemën e emërimit të prokurorit të ri. Prokurorit aktual i mbaron mandati me 3 dhjetor.

Ndërkohë, nuk ka një Zëvendës Prokuror të Përgjithshëm, sepse procesin e zgjedhjes së tij e ndaluan të gjithë (ambasadorët më së shumti) para disa muajsh.

EURALIUS dhe OPDAT, nxituan të bëjnë një interpretim të tyrin, në injorim të Kushtetutës dhe jo krejtësisht në përputhje me ligjin e ri për Prokurorinë. Se përse e bënë këtë e dinë ata, por qartësisht kjo llogjikë e tyre shkon për shtat me llogjikën e qeverisë që kërkon të zgjedhë fët e fët një prokuror të sajin, qoftë dhe të përkohshëm. Në fakt tani ka “halle” qeveria më vonë do kenë marrrë një drejtim…

Sidoqoftë, leximi i kujdesshëm i nenit 109.2 të ligjit për Prokurorinë, (nen tranzitor ky) kuptohet qartë se me dtaë 3 dhjetor Prokuroria Shqiptare mbetet pa drejtues! Në këtë pikë jam dakort me mendimin e Artan Hoxhës. Pra, nëse Adriatik LLalla nuk ikën para datës 3, Prokuroria mbetet pa drejtues.
Ky është interpretimi gjuhësor, llogjik dhe kronologjik i nenit 109.2 i parë edhe në harmoni me Kushtetutën dhe me të gjithë nenet e ligjit në fjalë.

Boshllëk e shkuar boshllëkut!

“Republika e Ekspertëve” nuk ka asnjë fjalë për këtë fakt të rëndë! Ska se si të ketë! Kjo Republikë punon me ditë pune, të paguara mirë madje. Nuk i kërcet shumë se çndodh me shtetin. E rëndësishme për ta është të sigurohet financimi për projektin e radhës…

Ndërkohë “Republika e Diplomatëve” po eksploron për punën e radhës, në karrierat Personale… Loja me peshq e me sorra mbaroi!

Politika përpiqet ta zgjidhë boshllëkun, por në mënyrën e saj. Qeveria thotë caktojmë një të përkohshëm me shumicë të thjeshtë. Opozita, ndonëse jo shumë e qartë në deklarim publik, do kërkojë garancitë e një procesit Kushtetutes.

Në këto kushte zgjidhjet që kërkohen janë jashtë llogjikës së ligjeve të shkruara. Jashtë kësaj korrnize me shumë gjasë do fitojë “i forti”.

Pra peshku i madh që nuk kapet, sepse qeveris!

I forti mund të zgjedhë një prokuror që do, nën përkufizimin “ i përkohshëm”. Por mund të bëjë edhe kompromis me këtë që është, megjithë sherret e brendëshmë që mund të këtë qeveria nëse zgjidhet ky opsion… Teorikisht të dyja janë të mundshme. Kapelja ligjore i vihet cilesdo zgjidhje, përsa kohë që Kushtetuta dhe ligji kanë dalë nga loja.

E përsëris ky arsyetim vlen pas datës 3 dhjetor.

Ndërkohe insistoj: cilado qoftë zgjidhja që eksplorohet apo do përdoret, Prokurori i Përgjithshëm ( i përkohshëm ose jo) duhet të zgjidhet apo të caktohet, vetëm me të paktën 3/5 e votave të Kuvendit. Kjo shumicë do të kërkohet për plortësim vendi vakant në cdo kohë që mund të ndodhe!

Kjo kërkesë do ta mbyllte disi kontestin politik dhe do ta afronte zgjidhjen e përdorur me Kushtetutën dhe me Ligjin.

Zgjidhjet e tjera janë vetëm për “peshqit e mëdhenj”…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here