Gazetari Basir Çollaku i ftuar në emisioni “Opinion” ka bërë një sërë deklaratash të forta për tre drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit të cilët kanë marrë urdhërarestet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ditën e djeshme.
Po ashut sipas Çollakut për ish drejtorin e Policisë së Durrësit ka një sërë materialesh dhe denoncimesh për shkelje në detyrë. “Për ish drejtorin e Durrësit ka shumë denoncime te llahtarshme. Eshtë pjesë e hetimeve që po bëhen nga shërbimet partnere.
Si për Ishmin ashtu edhe për Xibrakën këto materiale janë të partnerëve, nuk janë krejt tonat. Po të ishin tonat do kishin mbaru punë këta, do ishin bërë tasqebap”, u shpreh Çollaku./opinion.al