Njëri nga ne ! 

1
416

Nga Nebil Çika *

Dy dite me parë ne kuadrin e Ditëve te Kujtesës, IDCM dhe Fondacioni Konrad Adenauer ne Shqipëri organizuan një konferencë me teme Ligji dhe Drejtësia, ku u diskutua mbi mundësinë e drejtësisë për krimet e komunizmit ne shtetin ligjor. Ne Konference midis te tjerëve foli edhe deputeti i PD-se ish ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj , i cili theksoi pamjaftueshmërinë e asaj qe ka bere politika dhe partia e tije ne raport me te kaluarën kriminale komunist edhe te përndjekurit politike . Te përndjekur politike te pranishëm ne Konferencë shprehen pakënaqësinë e tyre për këtë çështje gjë që provokoi edhe një debat me referuesit te cilët dhanë përgjigjet e sqarimet e tyre për çështjet e ngritura . Me keqardhje kam vene re këto dite se një pjesë e “mediave te kazanit “ , siç i cilëson ”shefi” i tyre Edi Rama janë munduar te devijojnë realitetin duke e paraqitura atë për publikun te pa plote e te pa sakte dhe, jo pa qellim , ne mënyre te një anshme , si një përplasje midis te përndjekurve dhe deputetit te PD-se gjë qe nuk është e vërtet.

Problemi i vetëm i madh ne ketë aktivitet ishte siç u tha edhe atje , mungesa e deputeteve te mazhorances ish komuniste , qe sipas organizatoreve kishin qene te ftuar ne te njëjtën mase me ata te opozitës . Mirëpo me sa duket “mediave te kazanit “ kjo nuk e ka “renë në sy” ky fakt  dhe si gjithmonë e kane me opozitën .

Dua te theksoj qe ne fillim qe fjala e z. Alibeaj ishte ne me te spikaturat pasi përveç një ndjese për ato qe nuk ka bere dot apo nuk ka dashur ti beje partia e tij ai vuri gishtin mbi plagë pothuaj për te gjitha problemet me te kaluarën komuniste duke rekomanduar si jurist edhe zgjidhjet e mundshme ligjore në kushtet aktuale .

Qe të sqarohemi për ne te përndjekurit politikë z. Alibeaj është njeri nga ne , jo vetëm për faktin se ka lindur e është rritur ne një kamp internimi te komunizmit por edhe për ate qe ka reflektuar si politikane e zyrtar i shtetit ne raport me te përndjekurit politik dhe te kaluarën komuniste , ne punën  aktivitetin  dhe qëndrimet e tij politike  .Nga përvoja jonë kemi kuptuar se ata politikane e zyrtare qe vijnë gjenetikisht nga shtresa jone na kuptojnë kane vullnetin te reagojnë pozitivisht ndaj çështjeve e kërkesave tona se sa te tjerët qe nuk vijnë nga ne, apo me keq akoma vijnë nga persekutorët tanë komunistë Këtë kane parasysh te përndjekurit politike kur i drejtohen hapur ,nga një here edhe ashpër politikaneve si z Alibeaj etje ne PD . Ata janë tanët dhe kjo sjell komoditetin për te fole pa dorashka  .

Dua te qëndroj pak tek z. Alibeaj pasi ia edhe midis tanëve ka bërë e bën diferencën me qëndrimet politike e morale te tij. Një nga pyetjet qe një ish i përndjekur politik , Sokol Miraka i beri z. Alibeaj në këtë konference ishte: “Pse askush politikanet ish te përndjekur nuk ka dorëzuar çelësat kur PD-ja nuk ka bere sa duhet për it përndjekurit politikë ?” Kujtdo mund ti behej kjo pyetjeje vetëm Alibeajt jo . Ai është ndoshta i vetmi që ka “dorëzuar çelsat “ duke dëmtuar karrierën e tij politike. Ne vitin 2013 kur PD ishte ne pushtet z. Alibeaj ishte deputeti qe nuk votoi , gjë qe e deklaroi dhe e argumentoi publikisht , për zgjedhjen anëtar te Gjykatës Kushtetuese te disa ish drejtuesve te Sigurimit te Shëtit , gjë qe i kushtoi atij renditjen e pa merituar ne listën e kandidateve për deputet te PD-se dhe rrjedhimisht ngeljen jashtë Kuvendit për periudhën 2013- 2017  dhe kjo është një “dorëzim çelësash ” i qartë .  Përveç , Mark Markut këtë nuk e beri askush tjetër edhe pse kishte te tjerë deputet ish te përndjekur atje . Ky moment nuk është i vetmi qëndrim i spikatur i tij , por gjithsesi është i mjaftueshëm për te bere diferencën edhe me te tjerë politikane te përndjekur e te tjerë që nuk kane guxuar te kenë një qëndrim te tille qofte edhe për rasatin ne fjale .Pra ndëmjet kauzës , idealit primeve e moralit, interesave te shtrese se tij  dhe karrierës apo raporteve te mira me lidershipin e partisë, Alibej zgjodhi te parat . Kjo e bën Alibejan sa te veçante aq edhe te respektuar për ne. Raporti i politikaneve te përndjekur me te përndjekurit dhe antikomunizmin ka qene përherë i i trazuar por ne këtë pikë Alibeaj ka qene sa i qarte aq edhe i prerë.

Aktualisht z. Alibeaj është ne krye te përpjekjeve tona për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve historike e aktuale dhe qenia e tij ne Kuvend dhe ne kryesi te PD-se etje ,  përben ne mos një garanci, një shprese te madhe për ne. Me cilësitë e tij , morale politike e profesionale qe demonstron , është pa dyshim një përfaqësues  fisnik i joni ne parlament e politikë  Aktualisht në parlament janë 12 deputetë qe vijnë gjenetikisht drejtpërdrejtë nga te përndjekurit politikë dhe ne koordinim te plote me ne 11 prej tyre kane rene dakord  te funksionojnë si një ‘grup parlamentar “ i joni ( antikomunist) gjë qe reflektohet ne qëndrimet e tyre politike ne parlament dhe jashtë tij pjese thelbësore e të cilit është z. Alibeaj . Pra ata kane marre persiper si gruap dhe personalisht  te jene , jo vetem perfaqësues gjenetike por edhe politike tanët , gjë qe nuk ka ndodhur më pare .

 

Kam dy fjalë për ish te përndjekurit politikë. Atyre qe janë vërtetë te tillë se ka zëra publik qe falsin ne emër tone por jane spekulativë , pa ndonjë lidhje te qenësishme historike apo politike me ne. Kemi te gjithë te drejtën e Zotit ti kërkojmë PD-së te beje atë qe i takon për anti-komunizmin dhe te përndjekurit politike por kurrë nuk mund te vëmë shenjen e barazimit midis sajë dhe pesekutorve tanë politike , juridike e gjenetike autorë apo pinjollë te autoreve te krimeve te komunizmit  edhe per ato qe ka bere edhe per ato qe nuk ka bëre . Ne mënyre te veçantë komunikim ynë me djemtë e vajzat tona ne Kuvend dhe ne politikë duhet te jete i sinqerte dhe korrekt , pasi çdo teprim , me apo pa dashje ,përdorët e interpretohet  keq nga kundërshtarët tanë te përbashkët për qëllime djallëzore. Politikanëve e deputetëve te përndjekur ju kërkoj te mos mërziten nga vërejtjet apo kritikat shpesh here te ashpra të të përndjekurave pasi ju jeni e vetmja dere ku ne mund te trokasim pa ndroje , pavarësisht nga forca apo mënyra shesh here e vrazhdë e kësaj te trokiture . Te dy palët kemi nevoje për njeri tjetrin , vetëm së bashku mund t’ia dalim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here