Skënderbeu, fitore e madhe ndaj Dinamos së Kievit

0
204

Në ndeshjen e pestë në grupe në Europa League, Skënderbeut ka shkëlqyer ndaj Dinamos së Kievit duke fituar me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena”.

Fillimisht ishin ukrainasit që morën epërsinë me rrjetën e Shigankov që u la i pamarkuar shumë pranë portës së mbrojtur nga Orges Shehi. Por vetëm, pas një minute lojë në pjesën e parë, Skënderbeu arriti të barazonte me një supergol nga distanca të Sabien Lilajt, mesfushori që guxoi jashtë zonës dhe u vlerësua me barazimin e merituar. Dinamo e Kievit arriti të shënonte golin e dytë, por arbitri anuloi për pozicion jashtë loje në pjesën ë parë.

Ndërkohë, me të nisur pjesa e dytë, James kaloi në avantazh korçarët, pasi një asistimi të Sowe. Vetëm pak minuta më pas ishte Sowe që shënoi edhe golin e tretë për korçarët. Në minutën e parë të shtesës, nga 5 të tilla, ukrainasit shkurtuan diferencën në 3-2.

Një triumf mëse i merituar i Skënderbeut, por që pas fitores 2-1 të Partizanit të Beogradit ndaj Young Boys zbehet disi, pasi Skënderbeut i duhet një goleadë në ndeshjen ndaj Young Boys dhe Dinamo e Kievit të fitojë ndaj skuadrës serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here