“I doli emri se kishte udhëtuar me audin e Habilajve”, nervozohet ish-ministrja e Brendshme: Mos bëni lojën e “kazanit”

0
171

Ish-zëvendës ministrja e Brendshme, deputetja e PS-së Elona Gjebrea ka folur sërish sot para gazetarëve në lidhje me informacionet e publikuara se është thirrur nga prokuroria për t’u pyetur për çështjen “Habilaj”.

 

 

E rrethuar nga gazetarët, që kërkonin me ngulm një prononcim pas debateve në Komisionin e Sigurisë, Gjebrea iu ka kërkuar të ruajnë etikën e të mos bëjnë prokurorin.

“Në radhë të parë përdorni etikën dhe mos vazhdoni lojën e kazanit. Të manipuloni, të përdorni shpifjen. Ti moj vajzë nuk je prokurore që të më pyesësh mua kështu. Unë do shkoj në prokurori dhe do përgjigjem për çdo gjë. Jam fare e qetë. Nuk kam shkuar dhe jam e gatshme të shkoj në prokurori. Nuk më ka thirrur njeri akoma”, tha Gjebrea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here