Ministri Majko: Shqipëria s’ka nevojë vetëm për drejtorë dhe deputetë

0
207

Deputeti socialist Pandeli Majko deklaron se qeverisja do të krijojë më shumë hapësira për arsimim dhe formim profesional për të rinjtë, duke theksuar se Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për drejtorë dhe deputetë. Deklarata u bë në Samitin e Studentëve të organizuar nga forumi rinor i PS. Kreu i FRESSH Eljo Hyska tha se të rinjtë janë mundësia më e mirë për transformimin e vendit.

Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për drejtorë dhe deputetë, por edhe për zanatçinj dhe profesionistë.

Kështu ëshë shprehur deputeti i PS, Pandeli Majko, njëherësh ish-kryeministër i vendit gjatë fjalës së mbajtur në “Samitin e Studenteve 2K18″ që u mbajt të premten në Tiranë nën organizimin e FRESSH.

Majko theksoi se vëmendja për të rinjtë do të rritet me qëllim garantimin e arsimimit dhe më pas të punësimit e tyre duke u krijuar hapësira edhe në administratën shtetërore.

Nga ana tjetër, kryetari i FRESH, Eljo Hyska gjatë fjalës së tij shprehu besimin se të rinjtë me energjinë e tyre do të mundësojnë transformimin e shpejtë të vendit.

Samiti i Studentëve organizuar nga FRESH përgjatë tri ditëve, është një iniciativë  që synon vendosjen e ”Objektivave Rinore 2018” nëpërmjet punës së përbashkët të të rinjve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here