Si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur pak minuta më parë në Burrel një 13-vjeçar ka marrë plagë të rënda.
Mësohet se shtetasi Xh.M ndonëse 13-vjeç ngiste makinën krejt i vetëm.
Ai ka humbur kontrollin teksa udhëtonte në aksin Burrel-Klos, duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.
Adoleshentit i është dhënë ndihma e parë në spitalin e qytetit, por mjekët deklarojnë se do të dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja paraqitet e rëndë.