FOTO/ “Daily Mail”: Si shqiptarët po pushtojnë Britaninë futur në kamionë

0
153

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka publikuar një shkrim të gjatë se si të rinjtë shqiptarë të dëshpëruar përdorin të gjitha mënyrat për të hyrë në Britaninë e Madhe. Ai ka sjellë edhe disa foto të shpërndara në rrjetet sociale nga këta shqiptarë të cilët ia kanë dalë që të zbresin në ishull.

Ka tërhequr vëmendje selfia e disa të rinjve të futur në një kamion. Ata mbajnë edhe disa tuba për të marrë sadopak ajër të pastër për të mos u asfiksuar. Fotot janë marrë nga faqja e Facebook, “Shqiptarët në Londër” ku gjendet një album me titull: “Rrugës”. Në të tjera imazhe dallohen ID false.

Për ta thuhet se bëhen menjëherë pjesë e bandave dhe grupeve kriminale të shpërndarjes së drogës. Për këto grupe thuhet se janë nga më “të ashprat që Britania ka parë ndonjëherë”. Në një nga fotot e të rinjve të futur në kamion shkruhet: “Dashtë Zoti, do të jem në Angli për Vitin e Ri”.

Para pak ditësh një gjykatë në Londër dënoi një shofer kamioni me 8 vite burg për trafik qeniesh njerëzore. Ai pranoi se merrte 8 mijë £ për një vend në kamion ose 3 mijë £ për tu fshehur poshtë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here