PD rezolutë kundër dhunës në familje, mes 10 firmëtarëve edhe Lulzim Basha

0
189

Partia Demokratike ka hartuar një rezolutë kundër dhunës në familje, ndërsa mes firmëtareve për marrjen e masave urgjente është edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

 

Detajet e rezolutës i bën të ditura deputetja e PD-së Albana Vokshi përmes një statusi në profilin e saj në Facebook.
23847264_10156009267999429_1672684301435353035_o

24059365_10156009267669429_5124794353304587695_o
STATUSI I ALBANA VOKSHIT
25 Nëntor – 10 dhjetor, janë Ditët Ndërkombëtare të‎ sensibilizimit Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave‎.
Këto janë ditë‎t që duhet të‎ shërbejnë‎ për të ftuar cdo vajzë, cdo grua të ngrejë‎ zërin në mbrojtje të të drejtave të tyre!!
Këto, janë ditët kur ne nuk duhet të heshtim!!
Këto janë ditët për të reaguar njëzëri kundër dhunës qeveritare, që fillon nga Kryeministri edhe përhapet si epidemi në të gjitha format e saj në cdo institucion!!!
Varfëria e ulur këmbëkryq në gjysmën e popullsisë, papunësia e lartë, mungesa e aksesit në shërbime sociale, shëndetësore dhe arsim, mungesa e mundësive dhe shpresës, ka lënë si alternativa të vetme për gratë e vajzat shqiptare azilimin, trafikimin ose shfrytëzimin në landfillet e vdekjes…
Me propagandë, Qeveria po tenton të mbulojë dështimin spektakolar të saj për të mbrojtur gratë e fëmijët, pa kërkuar ndjesë se në 4 vite qeverisje nuk arritën të mbrojnë asnjë viktimë të dhunës në familje, një prej tyre edhe gjykatëse !
Zyra e Ndihmës Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë po bën një dekadë nga krijimi, por në Qeverinë Rama, mbrojtje ligjore nuk ju sigurohet grave viktima të dhunës por abuzuesve me pushtetin, të korruptuarve, trafikantëve….
Qeveria ka dështuar të mbrojë fëmijët dhe gratë që trafikohen dhe shfrytëzohen prej 5 vitesh në fushat me kanabis dhe në landfillet e plehrave.
Qeveria ka dështuar të bëjë të funksionojë Mekanizmin për Mbrojtjen e grave nga dhuna, sepse Policinë dhe institucionet I vuri në shërbim të trafikut të drogës dhe bandave kriminale.
Kabinetet gjinore në qeveri janë propagandë dhe jo angazhim për të zbatuar konventat për të Drejtat e Grave.
Në kuadër të Ditëve Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj grave, Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë I është bashkangjitur Axhendës Kundër Dhunës të Forumit të Grave të Partisë Populore Europiane (EPP Ëomen).
Partia Demokratike dhe LDGSH kanë hartuar një Rezolutë kundër Dhunës në Familje duke e depozituar atë zyrtarisht në Kuvend duke kërkuar mocion me debat.
Mes firmetareve per marrjen e masave urgjente edhe Kryetari i PD Lulzim Basha
Rezoluta shpreh shqetësimin:
Qeveria dhe pushteti vendor kanë dështuar të marrin masat e duhura dhe të nevojshme, për reduktimin dhe parandalimin e dhunës në familje, si dhe për bashkrendimin e punës midis tyre për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Qeveria s’ka ndertuar asnjë mekanizëm efikas për parandalimin e dhunës në familje.
Rezoluta PD kërkon:
– Mbikëqyrje e fortë parlamentare dhe trajtim të denoncimeve për dhunën në familje;
– Brenda 15 diteve Kuvendi krijon Komision te Posacëm për trajtimin ligjor të fenomenit;
– Brenda 60 ditëve qeveria të bëjë analizen, të paraqesë të dhënat, të krijojë rregjistrin kombëtar për dhunën në familje;
– Përcaktim me ligj të një strukture të vetme përgjegjëse me qëllim parandalimin e dhunës dhe garantimin e mbrojtjes së vimtimave;
– Përjashtim me ligj nga amnistia dhe nga rrethanat lehtësuese gjatë gjykimit për krimet në familje;
– Rishikim për masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje për moslejimin e bashkëjetesës në një mjedis të dhunuesit dhe viktimës;
– ‎Rishikimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimës dhe vënien në dispozicion të mjeteve të nevojshme për rastet e rrezikut për jetën, duke mirëpërcaktuar detyrimet e Policisë së Shtetit, përcaktimin e personave përgjegjës që marrin përsipër të mbajnë nën kontroll dhunuesin, si dhe aplikimin gjerësisht të mbikëqyrjes elektronike për rastin e dhunuesve brenda familjes
Këto, janë ditë reflektimi për gratë dhe vajzat për të shtuar aktivizimin në mbrojtje të të drejtave të tyre, familjes dhe femijeve të tyre.
7f9e8b07-eef9-4410-a784-cf516cc63c70

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here