Alibeaj: Hetimet për Tahirin zgjatën 4 vjet, sot ka njerëz që janë gati të tregojnë…

0
171

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së, tha se autoritetet italiane kanë 4 vjet që hetojnë për Habilajt dhe lidhjet e tyre me një politikan të lartë në Shqipëri, gjë që provohet edhe nga përgjimet. “Në materialet e përgjimeve është shënuar që kur përgjimet janë bërë, emrat e përdorur, ofiqet, transkipti jep konkluzion të përfshirjes së personave. Nuk është i përfshirë Tahiri se është kushëri jo i 10-ti, mua më rezulton i 3-ti, por ata thonë edhe për para të dërguara ‘shefit të madh’. Madje thonë që gruas së të cilit i kanë blerë edhe diamante dhe byzylykë dhe nuk janë aspak të dhëna aksidentale. Në materiale flitet se bëhet fjalë për një politikan me profil të lartë në Shqipëri”, tha Alibeaj i ftuar në studion e Report Tv.

Çfarë kanë nxjerrë hetimet e deritanishme për Tahirin?

Kemi një marrëveshje me Italinë, që hetimet që bëhen atje janë njëlloj si këtu. Do të thotë se hetimet për Tahirin u bënë për 4 vite dhe jo për 24 orë. Në materialet e përgjimeve është shënuar që kur përgjimet janë bërë, emrat e përdorur, ofiqet, transkipti jep konkluzion të përfshirjes së personave. Nuk është i përfshirë Tahiri se është kushëri jo i 10-ti, mua më rezulton i 3-ti, por ata thonë edhe për para të dërguara ‘shefit të madh’. Madje thonë që gruas së të cilit i kanë blerë edhe diamante dhe byzylykë dhe nuk janë aspak të dhëna aksidentale. Në materiale flitet se bëhet fjalë për një politikan me profil të lartë në Shqipëri.

E keni ndjekur çështjen e Tahirit në vazhdim?

Kemi parashikuar edhe cështjen e tre drejtuesve të policisë që janë shpallur në kërkim. Edhe në rastin e Sotës, si është e mundur që në makinën e një djaloshi të gjenden 863 mijë euro dhe dy patentat e tij. Gjërat tregojnë qartë skenarin.

Në 2015 denoncuat drejtuesit që janë në kërkim, nga e kishit informacionin?

Faktet kriminale dhe përfshirë e Ramës janë bërë kaq ashiqare, opozita ka pasur kurajo, por ka qenë e vetme. Bashkë me të duhet të ishte edhe media dhe shoqëria civile. Sot ka njerëz që janë gati të tregojnë fakte dhe prova. Rama e dinte për hashashin, ishte në dijeni, pasi kur shkoi në një nga fshatrat e Vlorës pyeti ‘Po me hashashin si jeni”. Pra ishte në dijeni.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here