Studimi “Jeta informale e partive politike në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor” i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga Instituti për Demokraci në Shkup gjeti se Shqipëria kishte numrin më të lartë të votuesve që u është ofruar blerja e votës.
Numri i votuesve që janë në shënjestër me ofertën e blerjes së votës është më shumë se dy të tretat e votave për fituesit e zgjedhjeve në Shqipëri dhe Malin i Zi, ndërsa tejkalon numrin e votuesve për fituesit në Bosnjë dhe Kosovë.
Në lidhje me këtë publikim reagoi edhe ish- kryeministri Sali Berisha, i cili bën thirrje për një revolucion demokratik.
“Nje studim qe ben thirrje per revolucion!
BE: “20% të votuesve në Shqipëri iu ofrua blerja e votës, mjaftueshëm për të ndryshuar rezultatin”
Te dashur miq, nje studim i Bashkimit Europian ka gjetur se ne Shqiperi 20% e votueseve moren oferte per blerjen e votes.
Kjo shifer eshte e mjaftueshme per te permbysur çdo rezultatin, thote studimi. Ky studim deshmon se ne Shqiperi demokracia ka vdekur, zemra e saj, vota e lire ka ndaluar se rrahuri.
Ky studim eshte nje thirrje, eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret te ngrihen me guxim dhe vendosmeri ne nje revolucion demokratik per te permbysur kete klike qe asgjesoi ne Shqiperi voten e lire!”, shkruan Berisha.