Një biznesmen mes të arrestuarve për 1.6 ton kanabis nga Shqipëria në Greqi

0
161

Roja bregdetare greke ndaloi dje një skaf të fuqishëm i ngarkuar me 1.6 ton marijuanë dhe arrestoi 10 persona të përfshirë në këtë traãk ndërkombëtar
droge. Ata janë 6 shqiptarë, 2 italianë, 1 grek dhe 1 bullgar. Në bordin e mjetit lundrues ndodheshin tre persona, dy shqiptarë dhe një grekë. Pjesa tjetër u arrestua pas ndalimit të skafit me lëndë narkotike.

Mediat greke raportojnë se mes të arrestuarve është edhe një biznesmen me inicialet S.K. Sipas tyre, ai është një sipërmarrës i njohur në ishullin e
Mikonos në Greqi. Biznesmeni u arrestua në portin e Larissas së bashku me personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Dyshohet se ngarkesa e madhe e drogës do të shkonte pikërisht në Mikonos dhe një pjesë do të shitej në tregun vendas kurse pjesa tjetër në shtetet
evropiane.

Autoritetet bregdetare greke ndoqën për disa orë në det mesnatën e së shtunës skaãn e fuqishëm të mbushur me kanabis. Trafikantët qëlluan me
armë ndaj policisë, por autoritetet u kundërpërgjigjën. Një snajper i pozicionuar në helikopterin e forcave greke që ndiqte nga ajri mjetin lundrues, qëlloi skaãn duke e detyruar të ndalonte. Brenda bordit të skafit që ishte nisur nga Shqipëria u gjetën 1.6 ton marijuanë.

Mediat fqinje kanë publikuar pamjet e ndjekjes në det nga autoritetet greke të skafit që lëvizte me shpejtësi skëterrë. Deri tani nuk është bërë me dije
identiteti i asnjërit prej trafikantëve të arrestuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here