Kreu i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili reagoi mbi studimin e BE qe theksonte se 20 % e votave u blene ne 25 qershor.
“Studimi i BE: 20% te votave u blene. Çfare turpi per Kryeministrin; por edhe mesim i hidhur per nderkombetaret ne Tirane qe i vleresuan. Blerja e votave i shkaterroi zgjedhjet ne 25 qershor. Studimi i BE qe provon se te pakten 20% e votave u blene. Kjo eshte nje damke e zeze turpi per kryeministrin dhe per deklaratat e pacipa te tij se zgjedhjet ishin normale. Ky kryeminister eshte as me shume dhe as me pak se sa nje bleres ordiner votash dhe rrenues i demokracise dhe imazhit te vendit.Cdo ore e tij ne pushtet eshte ore e fituar per pushtetin trafikanteve dhe krimineleve qe i paguan votat e kryeministrit. Studimi i BE per shitblerjen e votes ne Shqiperi eshte nje mesim i hidhur edhe per ata nderkombetare,qe u ekzaltuan dhe vleresuan si pozitive zgjedhjet e turpshme te 25 qershorit”, shkruan Vasili