Atentati me eksploziv në Vlorë, një person i arrestuar. Ja emri

0
181

Nga veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Seksionit kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vendosjes së një sasie lënde eksplozive në automjetin e shtetasit Ines Hajrulla, ku si pasojë e shpërthimit ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, ju informojmë se:

Gjatë këqyrjes së mjetit tip “Jeep” në pronësi të Ines Hajrulla, mjet të cilit ju vendos dhe shpërtheu lënda eksplozive, në sedilien e shoferit grupi hetimor ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një çantë supi brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë tip ”Glock”, me fishek në fole dhe 17 fishekë në krëhër.

 

Në këto kushte Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Policinë e Vlorës, kanë bërë arrestimin e shtetasit I. H, 25 vjeç, banues në Vlorë.

I. H është person me precedentë të theksuar kriminal si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.

Theksojmë se një vit më parë ky shtetas është arrestuar po për të njejtën vepër penale, atë të : ”Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here