Presidenti Ilir Meta, përveç ceremonive zyrtare të organizuara me rastin e 73 vjetorit të çlirimit të vendit, ka postuar në rrjetet sociale edhe një foto me Lili Verdhën, vajzën e një partizani të njohur.
“Ishte një kënaqësi e veçantë që 29 Nëntorin ta festoj me vajzën e një partizani të njohur, Lili Sali Verdhën e cila është Konsulle e Përgjithshme Nderi e Shqipërisë në Finlandë dhe bën një punë të mrekullueshme për promovimin e Shqipërisë”, shkruan Meta në rrjetet sociale.