T’i përgjigjesh një njeriu, që në çdo fjalë që nxjerr është gënjeshtër, nuk është racionale. Po të them tre gjëra: po të ngushtohet rrethi dhe po ecën drejt vendit, atje ku e ke, në një birucë fare të mirë ku e meriton për gjëmën që i bëre Shqipërisë. Ti je “peshku i madh”, ti duhet të mbash përgjegjësinë më të madhe për krimin monstruoz që i ke bërë këtij vendi.
Fole për një miting të datës 10 janar 1991. Memoria ime është memoria ime. Është e vërtetë që ke ardhur me dy vetë siç përmende, pro çfarë më tha?!
“Unë nuk flas kështu si ti, butë, unë i kam të ashpra”, tha.
“Po çfarë do të thuash ti? – i thashë unë?”
“Unë do të them – tha, – që në çdo shtyllë duhet të varet një komunist. Duhet të varet një anëtar i Komitetit Qëndror.”
“Thuaje , – i thashë. – po mos harro të varësh babën tënd!”
“Do ta them edhe për atë!”
Ia dhashë fjalën. Fol këtu! Kjo ka qënë e vetmja bisedë! Ia dhashë fjalën!
E treta…E dëgjuar vetë o mjekë, o inxhinierë, o punëtorë, o arsimtarë se çfarë tha: “janë rritur rrogat në 4 vite më shumë se në 8 vite të shkuara!”. Mendoj se çdo koment tjetër para kësaj deklarate, do të ishte humbje kohe dhe e tepërt! Mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim!
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/910683632425878/