Raports sepecial nga Washington D.C; Beqir SINA
WASHINGTON D.C: Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet
Evropiane dhe Euroaziatike Hoyt Brian Yee do të bëhet ambasadori i ri
i SHBA-ve në Maqedoni. Ai do të zëvendësojë ambasadorin Jess Baily,
i cili ishte në atë pozitë nga dhjetori 2014, duke u larguar nga
Shkupi, me manadat të plotë.
“Ballkani Perëndimor, është një pjesë e diplomacisë së
rëndësishme të Administratës së Presidentit Donald Trump, e cila do
të përqendrohet fortë në vendet e BB duke parë edhe raportet mbi
zhvillimin e politikës së zgjerimit të BE, për të bërë një
Politikë Bashkëkohore, dhe më efikase”, ka theksuar sot Sekretari i
Shtetit Rex Tillerson .
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, u përpoq të sigurojë
edhe një herë Europën se Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të
përkushtuara ndaj sigurisë ne kontinentin e vjetër, veçanërisht në
sprapsjen e kërcënimeve që vijnë nga Rusia, në një fjalim në
Qendrën Wilson në Uashington, duke synuar të shuaj shqetësimet se
administrata “Trump” po tërhiqet nga aleanca me kërkesat që
vendet anëtare europiane të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen,
njoftoi Zëri i Amerikës.
Sipas disa analisteve spekulohet se, edhe emrimi i Zëvendës Ndihmës
Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, zotit
Hoyt Brian Yee, i cili në Janar 2018, do të bëhet ambasadori i ri i
SHBA-ve në Maqedoni, duke zëvendësuar ambasadorin Jess Baily, i cili
ishte në atë pozitë nga dhjetori 2014,; “është bërë në kuadrin
e përpjekjeve që Departamenti i Shtetit po punon të sigurojë edhe
një herë Europën se Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të
përkushtuara ndaj sigurisë ne kontinentin e vjetër, veçanërisht në
sprapsjen e kërcënimeve që vijnë nga Rusia”
Hoyt Brian Yee, është një anëtar i karrierës i Shërbimit të
Lartë të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara, ku sherbeu në
Uashington, D.C. si Zëvendës Ndihmës Sekretar për Çështjet
Evropiane dhe Euroaziatike, përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA me
vendet e Evropës Qendrore dhe Evropës Jugore Qendrore.
Para se të merrte këtë detyr ai shërbeu si Zëvendës Shef i
Misionit në Ambasadën Amerikane në Zagreb, Kroaci nga viti 2010 deri
në vitin 2013. Ai shërbeu gjithashtu në Kabul, Afganistan si Drejtor
i Departamentit të Shtetit të Ekipeve të Rindërtimit Krahinor (PRT)
Nga viti 2009 deri në vitin 2010. Nga 2006-2009 ai ishte Konsulli i
Përgjithshëm në Selanik të Greqisë dhe Zyrtar Kryesor në
Podgoricë nga Mali i Zi 2002-2005.
Ai ishte Drejtor i Çështjeve Evropiane në Këshillin e Sigurisë
Kombëtare 1999-2001. 1999 punoi në Shtabin e NATO-s si Zëvendës
Drejtor i Zyrës Private të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s
Havier Solana.
Pozitat e tjera të Shërbimit të Jashtëm zoti Hoyt Lee, ka mbajtur si
nëpunës politik në Ambasadën e SHBA në Port-au-Prince, Haiti dhe
në Ambasadën e SHBA-ve në Paris dhe Asistent Special i të Dërguarit
Special të SHBA-së për ish-Jugosllavinë.
Hoyt ka lindur në Redwood City, Kaliforni. Ka studiuar në
Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe Universitetin e
Kalifornisë në San Diego dhe ka dhënë kurse për Marrëdhënie
Ndërkombëtare në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm të Georgetown
University
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe
Euroaziatike Hoyt Brian Yee, i cili do të bëhet ambasadori i ri i
SHBA-ve në Maqedoni, në Maj të këtij viti dëshmoi në Seancë
Dëgjimore në Kongresin Amerikan me temën : “Ballkani: Kërcënimet
ndaj paqes dhe stabilitetit”
Kjo, seancë dëgjimore, u kryesua nga Kryetari i Komitetit për
Marrdhën’jet Ndërkombëtare, të Dhomës së Përfaqësuesve,
kongresiti Republikan , i Kalifornisë, Dana Rohabacher, Anëtarët e
Nënkomitetit, demokratin e Nju Jorkut, Gregory W. Meeks, kongresisti
republikan Jim Sensenbrenner, dhe ai i Rohad Island David Cicellini.
Kurse foli edhe Përfaqësuesi demokrat në Kongresin amerikan,
njëherazi edhe nën-kryetar i Komisionit të Dhomës së
përfaqësuesve për Politikën e Jashtme dhe njohës i mirë i
çështjeve shqiptare në Ballkan, Eliot Engel, i cili theksoi se Serbia
nuk po tregon gatishmëri për normalizim të marrëdhënieve dhe për
njohje të fqinjit të saj, Kosovës.
Njëkohësisht, pas kunitave, të kësaj senace qëndrojnë si
gjithmonë përpjekjet e fuqishme lobiste të Lidhjes Qytetare Shqiptaro
Amerikane, e Kryetarit të kesaj Lidhje, Joseph Dioguardi, e
bashkëshortes ,së tij Shierly Cloyes DioGuardi.
Në seancë degjimore