Përmbytjet, vendimi i MAS: Mbyllen shkollat në gjithë vendin

0
554

Ministria e Arsimit ka vendosur pezullimin e mësimit në shkolla 9-vjeçare dhe gjimnaze nesër në të gjithë vendin, për shkak të rrezikut nga reshjet e shiut.

Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar.

Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër, bën me dije MAS.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here