Në fshatin Shetel të Shijakut rreth 1.500 familje kanë mbetur të izoluara si pasojë e shembjes së tre urave.
Banorëve në këtë fshat u mungon edhe energjia elektrike.
Ndërkohë, në Shijak, në lagjen Erzeni ku kalon dhe lumi, janë evakuuar 45 familje, shumica e të cilave janë akomoduar tek godina e Kovaleshencës.
Gjatë vijës së lumit Erzen janë përmbytur rreth 80 banesa, por niveli i lumit në orët e fundit ka pësuar një rënie prej 20 cm.