Edmond Panariti: Ja shkaqet e përmbytjeve dhe si mund të zgjidhet…

0
346
PANARITI PER VIZITEN E TIJ NE FRANCE - Nenkryetari i Bashkise se Tiranes Edmond Panariti, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me viziten e tij ne France, ku eshte zgjedhur anetar i Bordit Drejtues te planit te veprimit per biodiversitetin e qyteteve te rajonit te Mesdheut.

Nisur nga situata e përmbytjeve që kanë përfshirë të gjithë vendin, emisioni Repolitix në Report Tv po analizon shkaqet, ndërsa të ftuar janë Edmond Panariti ish-ministër i Bujqësisë, Besnik Bare deputet i PS-se, Aleksandër Cipa dhe Lavdosh Feruni.

Edmond Panariti u shpreh se në mandatin e parë të qeverisë Rama është bërë një punë e mirë me investimet, por tani drejtorët e hidrovoreve po shkarkohen.

“Në 4 vite janë kryer investime në hidrovore. Peleshi lavdëroi drejtorin e hidrovorit në Fier, ndërkohë që atij ka dy javë që iu dërgua urdhri i shkarkimit”. Një tjetër problem sipas ish-ministrit është edhe shfrytëzimi i inerteve.

“Unë kam firmosur urdhër për ndalimin e shfrytëzimit të lumenjve, por nuk u zbatuan. Edhe në Vjosë ka firma që shfrytëzojnë”. Më pas deputeti i LSI, u ndal edhe te kanalet kulluese. “Iu luta Ramës, i thash mos e decentralizoni sistemin, pasi një kanal kullues kalon në dy apo tre bashkie, ato janë artere kombëtare dhe ato ia lënë përgjegjësinë njëri tjetrit”.

Ambientalisti Lavdosh Feruni e shikon problemin te shfrytëzimi pa kriter i pyjeve, ndërsa kërkon që të ketë fushë pyllëzimesh për të korrigjuar atë që ka ndodhur në dekadën e fundit. Edhe gazetari Aleksandër Cipa këmbënguli te pyllëzimi duke kërkuar që kjo cështje duhet të futet nga pozita dhe opozita në Kuvend.

Panariti hodhi idenë e zhvendosjes së të gjitha familjeve që ndodhen buzë lumenjve për të zgjidhur problemin njëherë e mirë. “A jemi të gatshëm të paguajmë faturën e zhvendosjes së këtyre familje buzë kodrës. Lumi del se janë faktorë natyrorë. A jemi gati për ta kapur problemin te rrënja. Se ne do futemi në një cikël vicioz, përmbytje, vlerësim, dëmshpërblim”.

Por deputeti i PS, Bare reagoi duke thënë se fatura do të ishte shumë e lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here