Ministri Niko Peleshi paralajmëron katastrofë në zonën e Vlorës. Ndodhet pranë Urës së Mifolit dhe thotë se Lumi Vjosë ka arritur mbi 6 metra mbi nivel.
“Mjetet e transportit janë duke punuar. Të përgatitemi për të shmangur fatkeqësitë dhe natyrisht dhe të gjësë së gjallë. Barinjtë duhet të largohen nga kjo zonë.
Jemi pranë katastrofës së vitit 2015. Kemi kërkuar evakuimin e banorëve dhe të bagëtive nga kjo zonë. Ka filluar evakuimi dhe largimi i Bagëtive në Darzezë. Situata pritet të përkeqësohet
Duhet ta pranojmë është një situatë e jashtëzakonshme”, tha Peleshi.