Vjosa fryhet frikshëm, nisin evakuimet në Fier e Vlorë

0
240

Niveli i ujit në Lumin e Vjosës në zonën e Përmetit tregon se pas disa orësh zonat fushore në rrjedhën e këtij lumi, kryesisht në Fier dhe Vlorë do të përmbyten. Ushtria po largon banorët dhe gjënë e gjallë nga zonat që janë përmbytur edhe më parë. Energjia elektrike mungon në shumë zona.

Te ura e Mifolit, lumi ka dalë nga shtrati.

Parashikimet janë që gjatë orëve të natës prurjet të shtohen, ndërkohë që Shtabi i Emergjencave në Qarkun e Fierit raporton se ka evakuuar 1500 banorë në fshatrat Ferras e Çerven, ndërkohë që deri më tani, 180 hektarë tokë bujqësore është nën pushtetin e ujit.

Në Vlorë, në vijim të operacioneve speciale, skuadrat e shpëtimit kanë evakuuar 25 familje të tjera, këtë herë nga Ferma e Novoselës. Kreu i kësaj njësie administrative, Kanan Shakaj ka deklaruar se masa janë marrë edhe për shpëtimin e gjësë së gjallë. Sipas tij, janë rreth 7 mijë krerë bagëti që janë postuar drejt zonave të konsideruara të sigurta, si Mifol, Akerni dhe Frakull. Ndërkohë, prurjet e lumit që vijnë nga Përmeti e që mund të prekin Fermën e Novoselës janë ngritur mbi 15 cm dhe orët e natës pritet të jenë më të vështirat në çdo aspekt.

Pallati i Sportit në Vlorë është përgatitur për të strehuar të evakuuarit që rrezikohen nga përmbytjet.

Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prenci deklaroi nga Vlora se në orën 18:00 pritet që të vështirësohet situata. “Është alarm për të gjithë banorët që të bëjnë kujdes dhe të mos afrohen në hartën që u prek edhe në 2015″. 

Sipas IGJEUM, qarqet më të rrezikuara nga përmbytjet sot e nesër janë Fier dhe Vlora.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here