Deputeti i LSI, Endrit Braimllari vizitoi banorët e përmbytur në Rrikaj të Kavajës.
Ai deklaroi se situata është në kushtet e emergjencës. “Humbja e gjësë së gjallë dhe dëmtimi i banesave ka shkatërruar përfundimisht ekonominë e banorëve të kësaj zone pasi e kanë të vetme mënyrë jetese”, tha Braimllari.
Ai theksoi se “sot më shumë se kurrë këto banorë kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Të gjitha strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë vendin janë pranë qytetarëve duke ofruar mbështetjen dhe solidaritetin e tyre”