Me merkaton e janarit që do ende edhe pak ditë të hapet zyrtarisht, të gjitha klubet thuajse i kanë planifikuar lëvizjet dhe po punojnë për realizimin e tyre.
Kështu, menaxheri i Lazios, Igli Tare, ka arritur të zyrtarizojë edhe afrimin e parë në klubin bardhekaltër, mbrojtësin uruguaian të Veronës, Martin Caceres.
Ky i fundit ka një kontratë që e lidh me klubin veronez deri më datën 6 janar dhe pastaj do t’i bashkohet skuadrës së Simone Inzaghit me parametra zero.
Caceres do të nënshkruajë një kontratë 6-mujore, që rinovohet automatikisht edhe për një tjetër sezon, nëse lojtari do të luajë në të paktën 50% të ndeshjeve.