Pamjet tregojnë një elektricist i cili duket të kalojë mbi lumin Drino për të mbërritur tek shtylla. Këto pamje të frikshme vijnë nga Gjirokastra.
Përmes kësaj video të publikuar në rrjetet sociale, tregohen kushtet e vështira të punës në terren të elektricistëve, të cilët punojnë për të riparuar rrjetin e dëmtuar elektrik, në mënyrë që të furnizohet me drita edhe Lunxhëria.
Elektricistit i duhet të kalojë këto sakrifica, duke rrezikuar seriozisht jetën pas situatës së krijuar nga përmbytjet.
Kujtojmë se tre ditë më parë, një elektricist i OSHEE-së, Sabri V., humbi jetën në krye të detyrës në fshatin Kurjan në Fier, pasi hipi në një shtyllë për të riparuar një defekt të shkaktuar nga moti i keq.