Tëtë shtetas shqiptarë pjesë e grupi të organizuar kriminal të përfshirë të trafik kokaine, që vepronte në Londër dhe Anglinë jugore, janë dënuar me 44 vite burg në total.
Ky grup udhëhiqej nga Lulëzim Zefi 36 vjec I cili përdorte korrierë profesionist nga ku përmes makinave të përshtatura fshihnin dhed transportonin drogën.
I gjithë grupi u vu nën survejim për dy muaj nga oficerët e Agjencisë Kombëtare Kundra Krimit të Organizuar NCA.
Katër prej korrierëvë të Zefit u kapën më 27 Prill 2017 tek sap o dërgonin 9kg kokainë në një parkim në zonën Brentford.
Kokaina iu kap Admir Simeqit, Gjergji Marku, Admir Bicit dhe Ramadan Docit, Droga e sekuestruar kapte vlerën e 720.000 stërlinave.
Pak pas arrestimi të katër korrierëve do të prangosej edhe lideri këtij grupi kriminal Lulzim Zefi sëbashku me Valon Bajgora dhe Valentin Malocaj, në një restorant në lagjen West Hampsted.
Kamel Safieddine pjesë e grupit do të arrestohej pasi Zefi dhe Bajgora i dorëzuan 153.000 stërlina.
Këtij grupi iu sekuestruan edhe 110.000 stërlina gjatë një kontrolli banese.
Ky grup kriminal mori këto dënime.
Lulëzim Zefi 12 vite burg
Valentin Malocaj 8 vite burg
Valon Bajgora 8 vite burg
Gjergji Marku 6 vite burg
Ramadan Doci 6 vite burg
Admir Simeqi 6 vite burg
Admir Bici 2 vite e 8 muaj burg
Kamel Safieddine 2 vite e 8 muaj burg