Arrestohet “trashëgimtarja” e Toto Riinas

0
206

Policia italiane i ka dhënë një tjetër goditje sot mafias siciliane “Cosa Nostra”. Një mega operacion i ekzekutuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka çuar në arrestimin e kreu të klanit mafioz Resuttana-San Lorenzo në Palermo. Ajo është një grua; Maria Angela Di Trapani, vajza e një mafiozi e bashkëshortja e bosit të njohur mafioz Salvino Madonia.

Hetimet e Antimafias së Palermos kanë vërtetuar se pasi kishte dalë nga burgu dy vjet më parë, Maria Angela Di Trapani ishte ngarkuar nga kupola e Cosa Nostras me detyrën e riorganizmit të madantit drejtues të mafias siciliane. Sipas Antimafis italaine Maria Anglea Di Trapani kishte një rol kyc në mafian e re siciliane qe po riorganizohej.

Sipas investiguesve italianë, Maria Angela Di Trapani ishte personi që organizonte lidhjet mes mafiozëve e përcillte urdhërat e krye bosit mafioz Salvatore Lo Piccolo me klanet e Cosa Nostra. Gjithashtu për llogari të bshkëshortit të saj Salvino Madonia, ajo administronte bizneset e familjes me një pasuri milionare.

Mega operazioni i sotëm i policisë italiane ka cuar dhe në arrestimin e 25 personave të tjerë të lidhur me klanin mafioz Resuttana-San Lorenzo.

Në kuadër të këtij operacioni hetimet kishin zbardhur se Cosa Nostra kishte urdhëruar vrasjen e Giovanni Niosi, mafioz e njeri i besuar i bosit Salvatore Piccolo.

Giovanni Niosi kishte vendosur të bashkëpunonte me drejtësinë italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here