Çfarë pritet të ndodhë me Kryeprokurorin? Sollaku: Duhet votim me 3/5 e votave në Kuvend…

0
198

Kryeprokurorit të Republikës i mbaron formalisht mandati. Sipas Reformës në Drejtësi, institucionet që duhet ta zgjedhë Kryeprokurorin e ri nuk janë ngritur akoma. Natyrisht edhe te pika e zëvendësimit apo jo është dilema që duhet të zgjidhet me 3/5 apo me shumicë të thjeshtë.

Për ish-kryeprokurorin Theodhori Sollaku, i pranishëm në Top Story, mandati i Llallës përfundon dhe kjo nuk ka edhe shumë vend për diskutim, por për të problemi është zgjedhja e Kryeprokurorit të përkohshëm, që do të mbajë detyrën deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që do të zgjidhte Prokurorin e ri të Përgjithshëm, duke theksuar se duhet një votim me 3/5 në Kuvend.

“Ka një debat lidhur me kohëzgjatjen e mandatit dhe zgjedhjen e të riut. Ndërhyrje e sforcuar e ligjit përkatës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm. Kuvendi organi kompetent për emërimin e Kryeprokurorit të përkohshëm. Nëse dikush ka pretendime shkohet tek Gjykata Kushtetuese. Për të vajtur në Gjykatën Kushtetuese duhet marrë vendimi nga Kuvendi. Problemi është se çfarë shumice duhet në Kuvend. Ai mbetet Kryeprokurorit, edhe pse i përkohshëm, prandaj për vlerësimin tim duhet një shumicë prej 3/5. Mandati i Llallës ka përfunduar, nuk ka as nga opozita ndonjë pretendim për këtë”, u shpreh Theodhori Sollaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here