Reagimi i mjekëve të Urgjencës: Kushtet ku punojmë të pamundura, kërkojmë…

0
171

Nuk kemi dhënë dorëheqjen por kemi parashtruar një peticion ndaj Drejtorisë së Urgjencës për rregullimin e shërbimit. Kështu deklaroi mjeku i Urgjencës në QSUT, Edmond Zaimi.

Zaimi: Absolutisht jo, ne nuk kemi dhënë dorëheqje në ’97, kjo është një kërkesë e jona për të rregulluar problemet nëpërmjet Drejtorisë. Është puna e Drejtorisë më tej që do të zgjidhë problemet duke përforcuar të gjitha hallkat e sitemit. Por shpesh herë zgjidhja e këtyre problemeve dalin jashtë mundësive dhe kapaciteteve tona.

Mjeku Zaimi tha se shërbimi i Urgjencës përballet me fluks të madh pacientësh nga e gjithë Shqipëria që tejkalon mundësitë dhe kapacitetet e personelit të këtij shërbimi.

Zaimi: Sikurse e shihni dhe vetë, situata është e ngarkuar me shumë të sëmurë jo vetëm të Tiranës por nga gjithë Shqipëria. I kalon kapacitet e shërbimit tonë, shtohet me ngarkesë për personelin çka bën që edhe rreziku i gabimeve mjekësore të shtohet. Në të tilla kushte i gjithë stafi i Shërbimit të Urgjencës ka shkruajtur një tip peticioni për Drejtorinë e Urgjencës por që akoma nuk është dorëzuar në Drejtori dhe nuk është bërë akoma zyrtare me kërkesat tona për të rregulluar gjendjen. Është një problem që ka ekzistuar por që thelluar së tepërmi këto ditët e fundit duke bërë të pamundur vazhdimësinë e punës nga ana jonë. Por janë probleme që do ti zgjidhim përmes njëri-tjetrit me forca tona të brendshme, gjithashtu duhet sensibilizuar ndoshta dhe opinionin publik për ta shfrytëzuar shërbimin e urgjencës për nevojat e urgjencës jo për probleme që nuk kanë lidhje me urgjencën, të cilat mund ti zgjidhë shumë mirë shërbimi parësor ose spitalet rajonale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here