Policia italiane po zhvillon një operacion të madh antidrogë dhe sipas raportimeve paraprake, janë arrestuar 35 persona në Trentino, mes të cilëve edhe shqiptarë.
Të arrestuarit janë pjesë e 3 bandave të ndryshme.
Operacioni antidrogë ka nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm nga 80 karabinierë në Trentino. Arrestime ka edhe në Verona, Bergamo, Pavia e Milano.
Hetimet për nisjen e këtij operacioni në Trentino të Italisë kanë nisur që në vitin 2016.
Në vijim priten detaje të reja rreth operacionit.