Berisha: Bashkia Dibër akt korruptiv, ja si penalizohen autobusët e linjave për klientët e pushtetarëve (Video)

0
217

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në faqen e tij të ‘Facebook’ ka publikuar mesazhin e një shoferi dixhital, ku ky i fundit denoncon korrupsionin në Bashkinë e Dibrës.

 

 

Berisha thekson se shoferët e autobusëve me licence penalizohen, duke u favorizuar klientët e pushtetarëve. Shoferi dixhital pohon se ata kanë pezulluar punën pasi bashkia ka futur në linjë edhe një tjetër shoqëri, në mënyrë jo të ligjshme.

MESAZHI I BERISHËS
Nje akt korruptiv i bashkise Diber. Shikoni si penalizohen shoferet e autobuzeve me liçense dhe favorizohen klientet e pushtetareve!
Lexoni mesazhin e shoferit dixhital dhe shihni video protesten e tyre! sb
“Pershnd zoti Berisha. Shoferët e furgonëve të transportit ndërqytetas ne Diber kanë bllokuar sot terminalin ku nisen autobuzët drejt Tiranës. Ato pretendojnë se janë të liçensuar dhe se liçensat e tyre janë të vlefshme deri në vitin 2021. Edhe pse paguajnë taksat, tatimet dhe sigurimin e mjeteve Bashkia Dibër ka futur në linjë një tjetër shoqëri. Shoferët akuzojnë se kjo shoqëri është klienteliste dhe se është futur në linjë në vitin 2015-2016 , ndërsa liçensa daton në vitin 2012 dhe është lëshuar nga kryetari i Bashkisë Etem Fida. Në fakt Etem Fida është komanduar kryetar Bashkie në vitin 2015 , çka tregon se kjo liçensë është e falsifikuar. Prej një viti kjo shoqëri ka caktuar orare që përplasen me oraret e furgonëve të tjerë . Kjo shoqëri që është liçensuar nga Bashkia Dibër në mënyrë klienteliste ka lënë zbuluar dhe nuk u ofron shërbimin Dibranëve.

Mungojnë linjat në oraret e pasdites , çka bën që pasagjerët të mbeten hoteleve të Tiranës ose të paguajnë bileta të kripura deri në 10 mijë lekë. Kjo shoqëri nuk ka ekzistuar, por ka mbledhur furgonë dhe në këmbim të 50 mijë lekëve në muaj u jep të drejtën e liçensës. Në fakt furgonët e kësaj shoqërie janë jashtë të gjitha kushteve dhe kritereve të kërkuara nga Ministria e Transporteve, ndërsa furgonët e lënë pa punë janë vitprodhimi pas 2010. Mund te shihni foton e licenses dhe videon e protestes. Ju lutem denoncojeni si rast sepse mediat nuk e japin protesten tone.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here