Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së, deklaron se Kryeministri Edi Rama kërkon që ta zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me 36 vota, në shkelje flagrante me kushtetutën.
Bylykbashi tha se sipas Kushtetutës Prokurori duhet të zgjidhet me 3/5, me 84 vota, dhe se çdo mënyrë tjetër siç po përpiqet mazhoranca të manipulojë me anë të ‘memove’ është një shpartallim i kushtetutës.
“Edi Rama kërkon të emërojë Prokurorin me 36 vota. Arsyeja është e qartë të zgjedhë një prokuror për të pushuar çështjet e tij. Prokurori i Ramës urdhëron masë disiplinore për prokurorët e tjerë dhe u heq çështjet nga dora. Për këtë do që ta bllokojë formimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sepse ky prokuror do të mbyllë gjithë dosjet e ministrave të tij. Të gjitha çështjet që e futin Ramën në varr do të mbyllen. Edhe me 71 vota do të ishte prokurori i Ramës. Kjo do të ishte një shpartallim i Kushtetutës nëse e zgjedh kështu, kur Kushtetuta e ka të qartë se si zgjidhet. Detyrën për tu shprehur se si do të zgjidhet e ka Këshilli i Lartë i Prokurorisë. PS po kërkon të përdorë dispozitat tranzitore, por janë përdorur njëherë, ajo dispozitë është ezauruar dhe është mbyllur, por këtë duan ta përdorin sërish, por kush ia ka fajin kësaj mazhorance që reforma është në një kaos tani. Por ajo që mungon në kushtetutë nuk zëvendësohen me memo”, tha Bylykbashi.
Në lidhje me reformën zgjedhore deputeti demokrat tha se çështja është dekriminalizimi i zgjedhjeve, por reforma zgjedhore pa një luftë kundër krimit e ka të pamundur.
I ftuar në studion e Faxneës, Bylykbashi deklaroi se PD ka tre prioritete në lidhje me reformën zgjedhore : votimi elektronik, numërimi elektronik dhe identifikimi biometrik.
“Çështja është, absolutisht dekriminalizimi i zgjedhjeve. Ne kërkojmë jo vetëm heqjen e kriminelëve por edhe për shitblerjen e votës pasi është krim, duhet ndëshkuar, duhet ndjekur nga afër përdorimi i presionit për vendet e punës, po mbi të gjitha ka bërë që bandave kriminale u është thonë do merrni konçesione apo tendera vetëm blini vota, duke u përfshirë në lidhje kriminale. Ato i sollën kriminelët në pushtet. Mbjellja dramatike e Shqipërisë me droge për të blerë zgjedhjet që prodhon para, për të blerë pushtetin Edi Rama me të tijët.
Sajmir Tahiri, ka marrë para që i ka përdorur për të blerë zgjedhjet. Këtu në Shqipëri vazhdon ky problem, reforma zgjedhore pa një luftë kundër krimit e ka të pamundur. Duhet forcimi politikës penale, ngushtimi hapsirave për shitblerje vote, karta fallco, korruptimi komisionereve për të gjitha këto. Këto do na bëjnë të reduktojmë këtë fenomen, lista e zgjedhësve, përdorimi i administratës, ka probleme shumë të rënda. Probleme financiare, duhet te rritet trancaprenca.
Shitblerja votës, media, përdorimi i administratës. Media që hesht, një seri problemesh, duhet të zgjidhen për të garantuar një fushë loje të njëtrajtshme për të gjithë, kemi votim por jo zgjedhje.
Është votuar për emigrantë, merret karta kundrejt pagesës dhe votojnë vetë. Aspekte kriminale të zgjedhjeve duke i kriminalizuar rrezikon demokracinë. Prioritet i përbashkët me qeverinë është të përfshijmë në zgjidhje emgrantët”, tha Bylykbashi.