Nëna denoncon në polici: Vajza më ka ikur pa leje nga shtëpia, punon në disko

0
207

Një grua ka denoncuar në polici largimin nga banesa të vajzës së saj të mitur. Sipas burimeve policore, 38-vjeçarja me iniciale M.T., banuese në fshatin Bishan, Vlorë, ka deklaruar në polici se vajza me inicialet E.T. ndodhet në Sarandë pa lejen e saj dhe madje se punon në një disko.

“Vajza ime 16 vjeçe më ka ikur nga shtëpia pa leje. Rri në shtëpinë e motrave të mia. Kam frikë për të, është e vogël. Madje më kanë thënë që punon në një disko”, ka thënë mes lotësh gruaja e re.

Menjëherë policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e vajzës, ndërsa materiale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here