Cikloni Ockhi ka shkaktuar me kalimin e tij në Indinë jugore (Tamil Nadu dhe Kerala) rreth 39 të vdekur dhe 167 të humbur.
Ministria e brendshme indiane ka thënë që 10 persona kanë humbur jetën në Tamil Nadu ndërsa 29 të tjerët në Kerala’.
Cikloni e ka humbur tashmë intensitetin duke u transformuar në stuhi tropikale përpara se të arrijë në brigjet e Gujarat.
Në det janë shpëtuar deri tani 556 peshkatarë.
Situata në vend bëhet gjithmonë dhe më dramatike. Autoritetet kanë sqaruar që edhe pse nuk e dinë numrin e saktë të të humburve, janë 74 peshkatarë në Tamil Nadu dhe 93 të tjerë në Kerala, fati i të cilëve nuk dihet ende.