Debatet e plota në Kuvend, PS hedh hapin për Kryeprokurorin e ri

0
151

Maxhoranca vetëm me votat e saj miratoi projektvendimin për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm sipas rekomandimeve të partnerëve ndërkombëtarë EURALIUS dhe OPDAT. Duke kundërshtuar këtë vendim, opozita braktisi mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe si zgjidhje parashtroi ndryshimin e dispozitave kushtetuese, për të dalë nga kjo situatë ngërci sic e quajtën demokratët.

 

Debatet

Enkelejd Alibeaj: “Deklarimin e përfundimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm e bën Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Bëjmë  një ftesë politike, nëse do të hidhni këtë hap të gabuar në këtë qorrsokak do të acaroni klimën politike të këtij vendi kur nuk ka arsye. Nëse do të hidhni këtë hap do të bëni një kapje të sistemit të drejtësisë të qartë pa asnjë lloj dyshimi.  

Po ndodh një gjë e pazakontë. Po nisni procedurën për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm. Ku e gjen të drejtën sekretari i Pergjithshem i Kuvendit të iniciojë një procedurë parlamentare të pakërkuar. Nuk është tentativë, por është fakt që ju po nisni procedurën për të rrëmbyer kreun e akuzës me ato kompetenca që ka. Ku buron kjo?  Ju mund të keni probleme personale me Llallën por kam përshtypjen se keni dhe problemin e dosjeve të korupsionit që po heton Llalla. Ftesa ime është t’i thërrasim arsyes.

Zgjidhja që jep opozita nuk është zgjatja e mandatit të kryeprokurorit Llalla por ndryshimi i dispozitave kushtetuese.

Halimi: Do zbatojmë kushtetutën apo do zbatojmë ligjin. Nëse duhet të ndryshojmë kushtetutën hajde të ulemi e ndryshojmë dhe marrim konsensusin, por të hedhim në kosh kushtetutën dhe hajde të zbatojmë ligjin, kjo për ne është e papranueshme. Vazhdoni me vendimin, sepse vendimi është cështja e debatit këtu, vendimi për të emëruar prokurorin e përkohshëm me 36 vota, nuk ka qenë diskutimi i mbarimit të mandatit, se ato nuk i kemi ne në kompetencë. I ka KLP me Kushtetutë. Debati është Kushtetuta, ligji. Ne themi kushtetuta, ju thoni ligji, me ligjin vazhdoni, ne i qëndrojmë kushtetutës

Pas bojkotit të opozitës, Kryetari i komisionit Ulsi Manja shprehu keqardhjen për këtë qëndrim të demokratëve dhe tha se ky veprim i kuvendit është në përputhje të plotë me rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë.

Ulsi Manja: “Më vjen keq për kolegët e opozitës që Kushtetutën dhe ligjet e vendit i lexojnë më mirë miqtë e ndërkombëtarët e huaj sesa shqiptarët, kolegë e parterët e opozitës të cilët ligjin kanë zgjedhur ta lexojnë me syze politike. Në kushtet e mos krijimit të KLP-së Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet në bazë të eksperiencës. Kuvendi cakton një nga prokurorët me më shumë eksperiencë”. 

Sipas projektvendimit të miratuar, prokurori i ri duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve të ardshme dhe do të qëndrojë në detyrë deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here