Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur pak minuta më parë me anë të një postimi në Facebook kreut të komisionit të Ligjeve, deputetit socialist Ulsi Manja.
Në kohën që opozitarët braktisën komisionin e Ligjeve teksa diskutohej për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, Manja i cilësoi antiamerikanë deputetët e djathtë, ndërsa Paloka në një status thotë se ku është një cilësim që të bën të qeshësh.
Sipas tij, është për të ardhur keq që qeveria po e çon vendin drejt kaosit e destabilitetit.