Monika Kryemadhi ka folur lidhur me propozimin publik për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, që kryeministri Edi Rama i bëri kryedemokratit Lulzim Basha.
Kryetarja e LSI-së thotë se çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament.
“Zgjidhja e çështjes është ndër më të rëndësishmet, pse në ditën e fundit duhet ta diskutojmë. Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament, jo me allishverishe politike. Duhet të ulemi në institucionet parlamentare.
Ne na kanë kaluar të gjitha afatet, duhet të ishin ngritur KED, KLP dhe të gjitha të tjerat. Nuk mund të përdorim dy standarde. EURALIUS dhe OPDAT të na thonë ku është shkruar në kushtetutë se Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë”deklaroi ajo në “Zërin e Amerikës”.