‘Të festosh Pavarësinë është haram’, Antiterrori nis hetimet ndaj imamit

0
234

Nuk ka kaluar pa u vënë re nga Policia e Shtetit deklarata e pak ditëve më parë e imamit Armand Ali, se “të festosh Pavarësinë është haram për të gjithë besimtarët myslimanë”.

Nisur nga kjo thirrje e imamit, “Anti-terrori” ka nisur një procedim penal ndaj tij nën akuzën “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

Ka qenë drejtoria e Anti-Terrorit në Policinë e Shtetit e cila ka referuar materialet në Prokurori duke i cilësuar të tilla thirrje si në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Kujtojmë se një ditë pas festës së Pavarësisë së Shqipërisë, imami Armand Ali botoi një shkrim në Facebook, ku kërkonte të mos festohej kjo datë pasi ishte kundër rregullave të islamit.

“Festa e Pavarësisë dhe festat e tjera kombëtare nuk i lejohen muslimanit që t’i festojë e as të urojë për to pasi nuk ka asnjë argument fetar që ta lejojë një veprim të tillë. Gjatë gjithë kësaj historie të gjatë islame me shtete dhe perandori që njohën zgjerime dhe tkurje të ndryshme askush nuk festoi festa të tilla. Kjo tregon se ky lloj festimi ju imponua muslimanëve nga jobesimtarët,” shprehej mes të tjerave imami në statusin e tij.


Reagon Imami

Imami Armand Ali, ndaj të cilit “Antiterrori” në Policisë e Shtetit ka nisur një hetim për shkak të thirrjeve të tij se festimi i Pavarësinë është haram, ka reaguar lidhur me çështjen.

Në një status në Facebook, ai shkruan se është pyetur për rreth 3 orë nga efektivët.

“Ne pjesën e parë të takimit sa për hyrje, përfaqësuesit e shtetit u interesuan me hollësi për gjendjen time shëndetësore, ekonomie, shpirtërore dhe fetare. Ndërsa gjatë pjesës tjetër të takimit u interesuan për Festën e Pavarësisë që lëshova para pak ditësh. Donin të dinin rreth argumenteve fetare që kisha përdorur për të arritur deri tek ai gjykim fetar dhe mënyrën e arsyetimit me atë argument. Gjithashtu ju interesonte të dinin se kujt i drejtohej ai status”, shkruan ai.

Më tej vijon: “Fajin e keni vetë se nuk më keni lenë të qetë që të isha një imam i thjeshtë xhamie e ti mësoja xhematit çështjet elementare të besimit. Ju vetë u bërët pjesë e akuzave të rënda e të pa baza ndaj meje”.

Reagimi i Plotë

Dje më erdhi ftesë zyrtare nga struktura të shtetit për një takim në formën e diskutimit pyetje-përgjigje të njëanshme dhe sot ju përgjigja. Takimi ishte i shkurtër dhe nuk zgjati më shumë sesa tre orë me nje pushim te madh në mes.

Ne pjesën e parë të takimit sa për hyrje, përfaqësuesit e shtetit u interesuan me hollësi për gjendjen time shëndetsore, ekonomime, shpirtërore dhe fetare.

Ndërsa gjatë pjesës tjeter të takimit u interesuan për Fetvanë e Pavarësisë që lëshova para pak ditësh. Donin të dinin rreth argumenteve fetare që kisha përdorur për të arritur deri tek ai gjykim fetar dhe mënyrën e arsyetimit me atë argument. Gjithashtu ju interesonte të dinin se kujt i drejtohej ai status. Jua qartësova atyre por dua tja qartësoj akoma më mirë kujtdo qe do lexojë këto fjalë se ai status si dhe gjithe postimet e tjera ne profilin tim i drejtohen besimtarëve muslimanë pasi më shumë se 95% e frendsave ne profilin tim janë besimtar muslimanë ndërsa nje numër i vogël i përkasin besimeve të tjera. Prandaj askujt nuk ja lejoj që ti përdori shkrimet e mia për qëllime te tjera.

Normalisht që shteti me të drejtë shqetësohet se përse në çështje te tilla delikate flas unë pa autorizimin dhe lejen e KMSH. Unë ju sqarova se jo vetem për këtë çështje por edhe për çdo çështje tjetër fetare mund të flas pa pasur nevojën për leje nga gylenistët e KMSH sepse kam studiuar dhe jam diplomuar për sheriat islam, se nuk ka asnje argument fetar që të më ndalojë dhe se unë nuk jam nën varësinë e KMSH.

E folura ime pa ferman nga KMSH dhe hapesira që fjala ime ka zënë ne media të ndryshme duke plotësuar vakuumin e krijuar nga gylenistët injorantë të KMSH është bërë fenomen shqetësues edhe për vetë gylenistët të cilët nuk mund ti japin zgjidhje këtij problemi. Jua kam thënë edhe herë të tjera privatisht ose publikisht dhe po jua përsëris edhe një herë. Fajin e keni vetë se nuk më keni lenë të qetë që të isha një imam i thjeshtë xhamie e ti mësoja xhematit çështjet elementare të besimit. Ju vetë u bërët pjesë e akuzave të rënda e të pa baza ndaj meje. Dëshiruat që me kallzime penale dhe shkresa qe dërguat në Prokurori të më poshtëroni e të më hidhnit pas hekurave të burgut si njeri të harruar e pa përkrahje. Por deshi Allahu tua kthej përmbys akuzat, kurthet dhe intrigat tuaja dhe mua të më lartësonte e jo të m? poshtërronte. Ndërsa juve po ju poshtërron Allahu nga dita ne ditë me vetë punët tuaja të ndyra që i mbuloni me petkun fetar me te cilat nuk punoni për Islamin dhe muslimanët por punoni për të realizuar direktivat e liderit tuaj Fetullac Kopekut. Do tju vijë fundi së shpejti inshaAllah juve dhe gjithe anëtarëve të FETO në Shqipëri. Allahu mund ti vonojë por nuk i harron zullumqarët. Ndërsa me mua ju ka ngecur sharra ne gozhdë.

Përsëri me të drejtë shteti shqetësohet se shkrimet dhe fetvatë e mia mund të bëhen shkak për nxitje të urrejtjes apo dhunës ndërfetare. Pasha Allahun sikur të kisha dashur ndonjëhere diçka të tillë, tashmë prej vitesh mund të kishtë plasur jo vetëm urrejtje dhe dhunë por ndoshta edhe luftë. Është fare kollaj të prishësh e shkatërrosh por është shumë e vështirë të ndreqësh e rregullosh. I Dërguari sal lAllahu alejhi ue sel lem na ka urdhëruar që të jemi çelësa te mirësisë dhe dryna të së keqes, e mos të jemi çelësa të së keqes dhe dryna të mirësisë. Ndërsa Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që mos të përhapim shkatërrimin në tokë pas rregullimit të saj. Vërtetë ky vend ku jetojmë ka shumë mirësi por pse ka edhe njëqind e një të zeza që duhen rregulluar prandaj unë dua të jem pjesë e rregullimit të këtij vendi e jo pjesë e shkatërrimit të tij.

Ky status i imi nuk ka aspak qellim “kërkimin e faljes” nga askush e as tërheqjen pas nga fetvaja ime. Fetvasë i përmbahem fjalë për fjalë dhe e deklaroj përsëri se besimtarët muslimanë kanë vetëm dy festa, Bajramin e Fitrit dhe Bajramin e Kurbanit. Çdo festë tjetër, me çfarëdolloj karakteri qoftë, nuk është veçse shpikje në fe, bidat, dhe çdo bidat është humbje. Këtë na ka mësuar i Dërguari sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe kështu kanë vepruar edhe shokët e tij e të gjithë ata që i pasuan në rrugën e drejtë deri në ditën e sotme. Ndërsa kush nga besimtarët muslimanë do që të tregohet më patriot dhe atdhetar sesa të tjerët, le te festojë çfarë të dojë sepse gjithsecili do të japë llogari për veten e tij. Unë vetëm sa transmetova atë që na ka mësuar i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here